RTSH Sport Live

NBA, Super Giannis rrealizon 46 pikë, Thompson “shuan” Suns

  • 14/03/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Super Giannis rrealizon 46 pikë, Thompson “shuan” Suns

Yjet e Kings dhe Bucks i dhanë jetë një takimi që do të mbahet mend gjatë në NBA pasi deciziv ishte cilësia e stolit të formacioneve respektive. Më i miri i ndeshjes ishte Giannis Antetokounmpo, i cili rrealizoi 43 pikë si dhe mori 12 topa në tabelë. Por greku nuk ishte i vetmi që u dallua nga skuadra e Miluokit pasi për të mundur skuadrën e Nju Jorkut ndihmoi edhe Khris Middleton (23 pikë) e Brook Lopez (3 bllokime). Në gjirin e Kings luajnë dy All-Star si De'Aaron Fox (35 pikë) dhe Kevin Huerter (28 pikë), të cilët nuk zhgënjyen.

Një tjetër ndeshje me interes ishte edhe ajo mes Suns dhe Warriors. Ekipi nga San Fransisko mori fitoren e tetë radhazi në shtëpi përballë skuadrës nga Arizona, e cila ende nuk ka rikuperuar Durant. Warriors ndërtuan fitoren falë karakteristikave të tyre sulmuese duke rrealizuar plot 19 (nga 39 tentativa) trepikësha. Protagonist absolute i këtij takimi ishte Klay Thompson, i cili vetëm pak ditë më parë kishte deklaruar se ndihej ai i vjetri përsëri. Parketi i dha të drejtë pasi mbrëmë shënoi plot 38 pikë. Me këtë triumf ekipi kampion ngjitet në vendin e pestë në Konferencën e Perëndimit me Suns, të cilët janë vetëm një hap larg (mbajnë vendin e katërt).

Ndeshjet NBA (14 Mars)

DALLAS MAVERICKS-MEMPHIS GRIZZLIES 88-104

MIAMI HEAT-UTAH JAZZ 119-115

DETROIT PISTONS-INDIANA PACERS 117-97

HOUSTON ROCKETS-BOSTON CELTICS 111-109

ATLANTA HAWKS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 115-136

SACRAMENTO KINGS-MILWAUKEE BUCKS 124-133

GOLDEN STATE WARRIORS-PHOENIX SUNS 123-112