RTSH Sport Live

NBA: Westbrook kalon tek Washington, ndersa John Wall tek Houston

  • 04/12/2020
  • |
  • Basketboll
NBA: Westbrook kalon tek Washington, ndersa John Wall tek Houston

Vjen shkëmbimi më i papritur 20 ditë para se të nisë kampionati. Russell Westbrook kalon tek Washington Wizards, ndersa John Wall kalon tek Houston Rockets, gjithashtu Houston përfiton edhe një përzgjedhje drafti në 2023. Një moment epokal për të dy klubet që largojnë lojtarë të cilët i kishin simbol. Sipas ESPN, shkëmbimi erdhi disi në mënyrë surprizë, por dy klubet kishin diskutuar edhe më parë por jo për Westbrook por për Harden. Westbrook përfiton 41,4 milion dollarë në vit, ndërsa John Wall 41,3 milionë dollarë në vit. Washington duket se ka përfituar më shumë nga ky shkëmbim sepse Westbrook është në formë , sjell gjithmonë energjinë dhe grintën dhe në skuadër gjen Bradley Beal. Por per Wall ka shumë pikëpytje, nuk luan prej 2 vitesh. Westbrook u largua sepse ishte i pakënaqur dhe për ambjentin e Hosuton ky ishte problem. Por Wall ka kaluar një ndër dëmtimet më të vështira për tu rikeperuar, dëmtimi i tendinës së akilit. Para se të dëmtohej Wall ishte një organizator shpërthyes, që kishte pasimin opsion të parë por gjithashtu me një depërtim vrasës. Në planin eknomik nuk ndryshon asgje pasi të dy lojtarët kanë edhe 133 milionë dollarë për të përfituar në 3 vitet e ardhshme. Në sezonin e tretë mund të largohen dhe te prishin kontratën por duke parë se në atë vit do të perfitojnë 47 milionë dollar, vështirë që mund te ndodh. Tani Westbrook në Washington gjen Scot Brooks, trajnerin me të cilin punoi 7 vite tek Oklahoma, një lidhje e fortë që mund ta ndihmoj. Për Houston, sidoqoftë, kalimi i Wall në Teksas nuk shihet si një hap pas. Dyshja Harden-Westbrook nuk funksiononte. Westbrook i kishte kërkuar klubit që në fillim të verës se kerkonte të largohej. Kërkonte një klub që të ishte pikë referimi siç ishte tek Oklahoma. Me këtë levizje, klubi shpreson që tja ulë dëshirën Harden-it që të kalojë tek Bruklin Nets. Wall gjen tek Houston ish-shokun e skuadres në kolegjin e Kentuckyt, Demarcus Cousins, i cili edhe ai vjen nga një periudhë e gjatë pushimi për shkak të dy dëmtimeve të njëpasnjëshme.