Janë luajtur sot tri ndeshjet e javës së 22-të të Superligës së Kosovës. Skuadra kampione në fuqi, Ballkani është ndalur në një barazim 1-1 përballë Dukagjinit. Të parët që shënuan ishin miqtë me golin e Oto John në minutën e 18-të me penallti. Kampionët u përgjigjën me Albion Rrahmanin në minutën e 56-të. Ballkani, pavarësisht barazimit, mbetet në vend të parë me 48 pikë. Ndërkohë, Dukagjini ndodhet në vendin e gjashtë me 26 pikë.
Prishtina ka arritur të marrë një fitore 2-0 përballë Llapit, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti”, duke i dhënë fund serisë së rezultateve negative në këtë fillim të fazës së dytë. Golat u shënuan nga Prapashtica 41’ dhe Krasniqi 45’. Ndërkohë, Gjilani ka arritur të marrë një fitore 1-0 ndaj Trepçës ’89 me golin e Dabiqaj në minutën e 76-të.