RTSH Sport Live

Ndërpritet PSG-Basaksehi...

  • 08/12/2020
  • |
  • Futboll Bota
Ndërpritet PSG-Basaksehi...
Protagonist i historisë së pakëndshme është Pierre Webó, zëvendësi i Okan Buruk, i cili i bërtet arbitrit: "Ai më quajti i zi!"

E pabesueshme ajo që po ndodh në sfidën Champions mes PSG dhe Basaksehir. Një histori e pakëndshme ka ndodhur dhe protagonist është zëvendësi i Okan Buruk, Pierre Webó. Siç pretendohet, gjyqtari i katërt i kësaj sfide e ka quajtur “i zi” dhe në këtë moment kanë shpërthyer protestat e lojtarëve të skuadrës turke, të cilët kanë braktisur fushën e lojës.

Të gjithë lojtarët e Basaksehir i janë drejtuar gjyqtarit të katërt: “Përse lojtarët e bardhë i thërret djema, ndërsa ata me ngjyrë i thërret ‘negri’? Duhet respekt, nuk ka respekt”. Menjëherë klubi turk ka reaguar dhe në Twiter, duke vendosur foton simbolike në luftën kundër racizmit: “Jo racizmit-respekt”, kompletuar dhe me logon e UEFA-s.