Ermal Krasniqi shkëlqen në futbollin rumun. Debutim perfekt për ish-sulmuesin e Ballkanit, që vetëm disa ditë më parë u transferua te Cluj për 200 mijë euro.
Në përballjen e fundit ndaj Farul Constanta, Cluj fitoi me shifrat 0-3, sfidë e vlefshme për javën e 22-të. Goli i parë i takimit do të vinte pikërisht nga Krasniqi. Në minutën e 49’, 24-vjecari lëvizi bukur dhe arriti të finalizojë saktë.
Sulmuesi tregoi klasin e tij edhe në minutën e 77', moment kur dribloi dy kundershtarë dhe dhuroi një asist për Petrila, i cili realizoi golin e tretë për Cluj. Paragitja e t’i nuk ka kaluar pa u vënë rë edhe nga federata e futbollit rumun, që e ka vendosur Ermal Krasnigin në formacionin e javës.