RTSH Sport Live

Ndryshime para Sprint, skuadrat votojnë për formatin e ri

  • 25/04/2023
  • |
  • Formula 1
Ndryshime para Sprint, skuadrat votojnë për formatin e ri
Komisioni i F1 u mblodh për të miratuar ndryshimin, i cili tashmë hyn në fuqi në Baku

Komisioni i F1 u mblodh sot, të martën 25 prill, për të votuar mbi formatin e ri Sprint, i cili tashmë do të hyjë në fuqi në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, i planifikuar për fundjavë. Ekipet shprehën preferencën e tyre në grupin e punës, i cili u kryesua nga Presidenti i F1, Stefano Domenicali dhe Drejtori i FIA-s, Nickolas Tombazis.

Renditja e garës Sprint nuk do të përcaktojë më nisjen e pilotëve për garën e së dielës, ashtu siç ka ndodhur në garat e mëparshme, në dy sezonet e fundit. Beteja për “pole position” do të zhvillohet të premten. Me pak fjalë, pilotët në garën e së dielës do të nisen sipas rezultateve të arritura gjatë së premtes, rezultati I garës sprint që është të shtunën nuk do të ndikojë aspak në këtë pikë.

Të shtunën, sezoni i dytë i provave të lira është eliminuar, duke u zëvendësuar nga kualifikueset që vlejnë vetëm për Sprintin, që do të etiketohen Shootout.

Ndryshimi tjetër është dhe numri i fundjavave në të cilin do të ofrohet ky format, që është dyfishuar. Nga tre në 2021 dhe 2022 në gjashtë në vitin 2023. Pas Baku, Sprintet do të zhvillohen edhe në GP të Austrisë, në Belgjikë, Katar, SHBA (në Austin) dhe Brazil.