RTSH Sport Live

Në ankand 11 palë atlete të Jordan, më të rrallat vlerësohen mbi 600 mijë dollarë

  • 25/07/2020
  • |
  • Gosip
Në ankand 11 palë atlete të Jordan, më të rrallat vlerësohen mbi 600 mijë dollarë

Shtëpia më e madhe e ankandeve në botë, londinezja Christie’s, do të shesë 11 palë këpucë të ish-kampionit të NBA-së, Michael Jordan. Atletet janë më të rrallat të veshura nga legjenda e Chicago Bulls. Ato më të çmuarat janë një palë Air Jordan 1 High të veshura në 1985-ën, që vlerësohen nga 650.000 në 850.000 dollarë. Ankandi, që do të zhvillohet ekskluzivisht online, do t ë zhvillohet nga 30 korriku deri më 13 gusht. Pas shfaqjes së dokumentarit “Të Last Dance” këtë vit, ka pasur një rritje të madhe të kërkesave për artikuj të mbajtur nga Jordan.