RTSH Sport Live

Në Meksikë të dy kanë nga dy fitore

  • 01/11/2021
  • |
  • Formula 1
Në Meksikë të dy kanë nga dy fitore
Verstapen e Hamilton gati për sfidën e radhës

Hamilton i pari në 2016 e në 2019, Verstappen autor i një dopiete në 2017-2018. Pra Çmimi i Madh i Meksikës do të diskutohet midis tyre, të paktën në këtë botëror, pasi në 2020 u anulua për shkak të pandemisë. Një garë që do të luajë një rol vendimtar në sfidë për titull, midis holandezit dhe britanikut. Një shans për t’u dukur ka edhe Ferrari që ka zënë një vend të dytë e të katërt para dy vitesh me Vettel e Leclerc.

Çmimi i Madh i meksikës është një nga pesë të fundit e këtij botërori ku dueli midis Hamilton e Verstappen është i ndezur. Këtë viti është një tjetër histori. Në Austin, Verstappen e dyfishon avantazhin ndaj kudërshtarit të tij, 287.5 pikë kundrejt 275.5  të britanikut. Edhe pse asnjë prej të dy pilotëve nuk ka ndër mend të lëshojë pe, ambiciet përkatëse kanë nevojë për një performancë të nivelit shumë të lartë në Meksikë. Pikërisht kur mendohet që gara do të bëhet në një vend me lartësi prej dymijë e dyqind metra. Pilotët duhet të jenë të përgatitur.