RTSH Sport Live

Nedim Bajrami: Në futboll s’ka dhurata, me Spanjën duhet të kapitalizojmë ç’do rast

  • 22/06/2024
  • |
  • Kombëtarja
Nedim Bajrami: Në futboll s’ka dhurata, me Spanjën duhet të kapitalizojmë ç’do rast

Për Nedim Bajramin dueli me Spanjën është ndeshja e ndeshjeve pasi Shqipërisë i duhen tri pikët për të shpresuar në kualifikim ndërkohë që përballë është skuadra pretendente për të fituar kompeticionin.

“Spanja është një skuadër e madhe, për mendimin tim favoritja për të fituar kompeticionin. Ne duhet që të jampim maksimumin dhe të jemi të fokusuar pasi duhet të kapitalizojmë rastet, të cilat do të na paraqiten”, tha Bajrami.

I pyetur për një dhuratë të mundshme nga ana e Spanjës mesfushori pohoi se në futboll “nuk ka dhurata” dhe se “Shqipëria kundër Spanjës do të futet në fushë e motivuar për të dhënë gjithçka”.