RTSH Sport Live

Neymar i drejtohet Messi-t: Shihemi së shpejti miku im

  • 14/12/2020
  • |
  • Futboll Bota
Neymar i drejtohet Messi-t: Shihemi së shpejti miku im

Neymar, pas ndërhyrjes së rëndë të bashkëatdhetarit të tij, Thiago Mendes në sfidën PSG-Lion, ka marrë lajmin e mirë se nuk do të mungojë dhe aq gjatë sa u mendua në fillim. Braziliani mund të rikthehet në fushën e lojës pas tri javësh, pikërisht në kohë për ndeshjen e Superkupës së Francës, kundër Marsejës në 13 janar.

Kështu, duket se nuk do të ketë asnjë problem që sulmuesi brazilian të jetë i pranishëm në ndeshjen e parë të fazës me eliminim në Champions League. PSG në këtë fazë të kompeticionit më të rëndësishëm europian në rang klubesh do të përballet me Barcelonën, Neymar do të përballet me shokun e tij, Messi.

Menjëherë, në rrjetet sociale, duke komentuar shortin e hedhur në Nyon, braziliani nuk ka vonuar të dërgojë sinjale në kampin e kundërshtarëve. Ish-sulmuesi i Santos, në fakt, ka dërguar një përshëndetje. Një foto me ish-shokun e skuadrës, Leo Messi dhe mbishkrimin: “Do të shihemi së shpejti miku im”.