RTSH Sport Live

Neymar kalon te Puma, Forbes: Marrëveshje me vlerë 25 milion në vit

  • 21/09/2020
  • |
  • Gosip
Neymar kalon te Puma, Forbes: Marrëveshje me vlerë 25 milion në vit

Në botën e marketingut sportiv, kalimi i Neymar, yllit të PSG dhe ekipit kombëtar brazilian, nga Nike te Puma në lidhje me sponsorin teknik ishte një lloj tërmeti i vogël. Një tërmet që, falë Forbes, ka numrat e tij. Sipas revistës prestigjioze, në fakt, braziliani i tha po kontratës me markën gjermane falë një oferte prej 25 milion eurosh në vit. Një shpërblim, ky, më i lartë se ai i Leo Messi (Adidas) dhe Cristiano Ronaldo (Nike).

Një zgjedhje menaxheriale, ajo e Puma, e cila, sipas mediave, i ka rrënjët në dëshirën për tu lidhur me një tjetër atlet të klasit botëror pas tërheqjes së Usain Bolt në 2017.