RTSH Sport Live

Neymar larg PSG-së? Thiago Silva: Duhet të vijë te Chelsea

  • 29/06/2022
  • |
  • Futboll Bota
Neymar larg PSG-së? Thiago Silva: Duhet të vijë te Chelsea
Ish-mbrojtësi i Milanit thërret bashkëkombasin e tij te blutë: "Nuk ka nevojë të flasim për cilësitë e tij. Ai është gjithashtu një mik i madh".

Pas pesë sezonesh nën Kullën Eifel, mund të jetë koha që Neymar të bëjë gati valixhet. Mes palëve duket se nuk ka më të njëjtën ndjenjë, ndaj nuk do të përjashtohej një largim, përkundrazi. Lajmi padyshim që alarmoi disa top klube, gati për të “përqafuar” sulmuesin brazilian. Ndër këta, Chelsea u thirr për të zëvendësuar sulmuesin në largim Lukaku, i cili u kthye tek Inter në formë huazimi për një vit.

Thiago Silva, ish-mbrojtësi i Milanit tani në radhët e Bluve, ftoi bashkatdhetarin e tij dhe ish-shokun e skuadrës në kohën e PSG-së për ta ndjekur atë në Londër. "Ai duhet të vijë tek Chelsea. Nëse largohet,  duhet të vijë këtu. Nuk ka nevojë të flasim për cilësitë e tij. Veç kësaj, ai është një mik i madh - vazhdon Thiago Silva -. Për momentin nuk di asgjë. Por shpresoj se do të materializohet".