RTSH Sport Live

Neymar përshëndet Mesin me keqardhje: Nuk shkoi ashtu siç menduam

  • 04/06/2023
  • |
  • Futboll Bota
Neymar përshëndet Mesin me keqardhje: Nuk shkoi ashtu siç menduam
Postimi prekës i brazilianit për lamtumirën e Leos me PSG-në

Messi, Cristiano Ronaldo dhe Benzema, të tre bashkë. Jo në një ekip, por në ligën saudite. Leo e përshëndeti PSG-në me një disfatë, por festoi fitoren e Ligue 1, dhe kushedi nëse aventura e tij e radhës mund të jetë në Arabi, ku mund të përfundojë edhe Karim "The Dream" pas lamtumirës zyrtare me Real Madridin. CR7 pret, ndërkohë Messi merr një mesazh të bukur social nga miku dhe shoku i tij i skuadrës Neymar.

"Vëlla, nuk shkoi siç e kishim menduar por u përpoqëm shumë. Ishte kënaqësi të ndaja edhe dy vite me ty. Suksese në aventurën tënde të re dhe qofsh i lumtur. Të dua", ky është mesazhi prekës që Neymar I ka dedikuar ‘Pulce’ në Instagram, duke aluduar edhe për dështimin për të fituar Ligën e Kampionëve, objektivi i madh - i dështuar sërish - i PSG-së.

Messi u përgjigj kështu: "Faleminderit Ney! Përtej gjithçkaje që na ka mbetur, që jemi rikthyer për t'u argëtuar duke luajtur së bashku dhe duke ndarë jetën e përditshme. Të uroj gjithë të mirat. Përveç të qenit kampion, je një person i bukur dhe në fund të fundit kjo është ajo që ka rëndësi. Unë të dua shumë”.