RTSH Sport Live

Neymar zemëron mediat braziliane: ja çfarë ndodhi

  • 19/11/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Neymar zemëron mediat braziliane: ja çfarë ndodhi
Kampioni i PSG-së humbi ndeshjen kualifikuese të Katarit 2022 kundër Argjentinës

Dëmtimi i Neymar është bërë një çështje i vërtetë shtetëror në Brazil. Kampioni i PSG-së në fakt ka humbur ndeshjen kualifikuese për Botërorin e Katarit 2022 kundër Argjentinës për shkak të një dëmtimi. Në realitet, pas këtij problemi muskulor, fshihet një sfond që ka bërë mediat braziliane të tërbohen. Lojtari është në qendër të vëmendjes jo vetëm për bëmat e tij në fushë, por edhe për atë që ndodh larg fushës.

Këtë herë, megjithatë, O Ney e ka tepruar. Futbollisti në fakt është fotografuar nga paparacët teksa kërcente në një diskotekë në Sao Paulo. Të hënën, më pas, ai u kthye në bazë dhe i njoftoi dëmtimin. Një fakt që ka tërbuar mediat vendase, veçanërisht Neto, prezantuesin e programit ‘Os donos da bola’.

Brazili, në realitet, ishte tashmë i kualifikuar, ndaj ndeshja kundër Argjentinës ia vlente pak nëse jo në nivelin e prestigjit. Sipas Neto, në fakt, Neymar është përpjekur në çdo mënyrë që të mos dilte në fushë për ndeshjen kundër Albiceleste: “Neymar kishte një ditë pushimi pas ndeshjes kundër Kolumbisë, në të cilën mund të ishte përjashtuar me karton të kuq”.

“Ai ofendoi arbitrin, u ndesh me Cuadrado dhe të gjithë të tjerët. Mori vetem kartonin e verdhë por donte të përjashtohej dhe ne e kuptojmë edhe pse. Në fundjavë thotë dëmtimi? Gjëja e parë që duhet të bëjë në fund të një loje është të vendosë akull. Ndërsa ai kalon gjithë natën në barin e yjeve. Dhe a përfaqëson ky lojtar Brazilin?”.