RTSH Sport Live

NFL, Hamlin del nga intubimi

  • 07/01/2023
  • |
  • Të tjera
NFL, Hamlin del nga intubimi

Buffalo Bills mund të luajnë të qetë pjesën më të bukur të sezonit të NFL pasi ylli i tyre, i cili të hënën pësoi arrest kardiak në fushë, është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Damar Hamlin prej 12 orësh ka dalë nga intubimi dhe merr frymë pa ndihmën e ventilatorëve. Sipas klubit lojtari nuk ka pësuar dëme në sistemin nervorë dhe se ka arritur që të komunikojë me të afërmit, të cilët i ndodhen pranë në këto orë të vështira në spital.

Bills lajmëruan se 24-vjeçari i kishte dërguar edhe një mesazh shokëve të ekipit nëpërmjet një videoje në “FaceTime”. Nesër mbrema Buffalo do të luajnë ndeshjen e fuindit të sezonit të rregull përballë Ravens. Ekipi i Bills për momentin është skuadra më e mirë mes Konferencës të Lindjes.