RTSH Sport Live

Nga Anglia: marrëveshje verbale mes Eriksen dhe Manchester United

  • 04/07/2022
  • |
  • Angli
Nga Anglia: marrëveshje verbale mes Eriksen dhe Manchester United
Mesfushori danez do u bashkohet Djajve të Kuq për tre vitet në vazhdim

U desh të bënte një rrugë të gjatë, por Christian Eriksen është më në fund gati për t'u rikthyer në futbollin që ka rëndësi. Sipas The Athletic UK, mesfushori danez i tha po ofertës së Manchester United. Kontrata e re do ta lidhë Eriksenin me Djajtë e Kuq deri në vitin 2025. Heroi i Euro 2020 do të kalojë portat e Old Trafford në ditët në vijim, sipas raportimeve nga Anglia. Klubi ka nisur regjistrimin për kontratën dhe së shpejti do të thërrasë ish-mesfushorin zikaltër për të kryer testet fizike.

Eriksen vazhdon të luajë me një defibrilator nënlëkuror dhe prania e këtij instrumenti e kishte bërë danezin të pakualifikuar për të luajtur në Serie A. I lënë për t'u larguar nga Interi për shkak të politikës në ligë, Eriksen nisi të shkelë fushën e lojës me Brentford, duke u rikthyer pas shtatë muajsh pasiviteti, duke shënuar gjithashtu golin historik 4- 1 kundër Chelsea. Tani aventura e re në Mançester duket gjithnjë e më e afërt, me teknikun e ri Ten Hag.