RTSH Sport Live

Nga Anglia: Shorti i Ligës së Kampioneve është i trukuar, ja provat

  • 17/03/2023
  • |
  • Futboll Bota
Nga Anglia: Shorti i Ligës së Kampioneve është i trukuar, ja provat
Anglia është zemëruar për çerekfinalet e Chelsea dhe Manchester City, që do të përballen me Real Madridin dhe Bayern

Polemikat shpërthejnë në Angli pas shortit për çerekfinalet e Champions League. Në fakt, nuk shkoi shumë mirë për Chelsean dhe Manchester City, të cilët “peshkuan” dy skuadra favorite për fitoren përfundimtare: respektivisht Real Madrid dhe Bayern. Një shorte kaq i ndërlikuar ka ngritur shumë dyshime, me tifozët e zhgënjyer anglezë që thërrasin për një komplot.

“Ky short është i montuar, Reali dhe City nuk mund të gjenden në të njëjtën gjysmë të tabelës”, lexohej në komentet e shumta të furishme nga tifozët e Chelsea dhe Manchester City, të cilët do të kenë një rrugë shumë të komplikuar për të shkuar në një finale hipotetike. Është gjithashtu ndeshja e tretë radhazi kundër Real Madridit për blutë: në vitin 2021 fituan në gjysmëfinale, ndërsa sezonin e kaluar u eliminuan në çerekfinale.

“Real Madrid vs Chelsea, tri vite radhazi, është e çuditshme”, lexohet në rrjetet sociale. Tifozët anglezë gjithashtu kritikuan gjysmën tjetër të shortit, ku një nga Napoli, Milan, Inter dhe Benfica do të arrijë në finale: "Ata i hapën rrugën Napolit për të arritur në finale".