RTSH Sport Live

Nga Bayern, te Union Berlin, Dajaku: Lëvizja e duhur

  • 16/01/2021
  • |
  • Gjermani
Nga Bayern, te Union Berlin, Dajaku: Lëvizja e duhur
Sulmuesi kosovar, i huazuar te Union Berlin, me të drejtë blerje të kartonit,  në 14 ndeshje me U23 të Bayern, ka shënuar tre gola

FC Union Berlin ka nënshkruar me Leon Dajakun, 19 vjeç, në huazim nga Bayern Munchen, me një mundësi për ta blerë. Sulmuesi kosovar u transferua nga akademia e VfB Stuttgart, për tek formacioni U23 i Bayern dhe ishte një lojtar kryesor gjatë sezonit të kaluar, në kategorinë e tretë gjermane

Sulmuesi bëri debutimin e tij në ekipin e parë të Bayern Munchen sezonin e kaluar dhe festoi duke qenë pjesë e ekipit të parë të Hansi Flick. Në 14 ndeshje këtë sezon në 3.Liga për U23 të Bayern, ai shënoi tre gola.

“Mendoj se kalimi te Union Berlin është hapi i duhur për mua. Më këtë lëvizje më është dhënë mundësia për të qënë pjesë e Bundesligës, për të treguar nivelin më të lartë. Skuadra ka treguar një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon dhe unë jam i lumtur që tashmë bëj pjesë”, deklaroi Dajaku.