RTSH Sport Live

Nga Kupa në kampionat, Chelsea hakmerret ndaj Leicester

  • 18/05/2021
  • |
  • Angli
Nga Kupa në kampionat, Chelsea hakmerret ndaj Leicester
Pas disfatës në finalen e Kupës së Anglisë, Chelsea ka mundur Leicester 2-1 në kampionat dhe “rrëmben” vendin e tretë

Chelsea hakmerret ndaj Leicester pas disfatës në finalen e Kupës së Anglisë. Njëmbëdhjetëshi i drejtuarnga Tuchel mundi Foxes 2-1 dhe “pushton” vendin e tretë. Nga ana tjetër, njerëzit e Rodgers rrëshqasin në vendin e katërt dhe rrezikojnë të kapen nga Liverpool.

Vendasit e nisën në mënyrën e duhur këtë sfidë. Në 21’ Werner, i shërbyer brenda zonës së penalltisë mposht Schmeichel por goli anulohet për offside. Në gjysmë ore lojë, një mundësi tjetër për Chelsea me një goditje me kokë nga Thiago Silva në zhvillimin e një këndi që përfundon pak lart.

Në 35’ Werner përsëri arrin të gjejë rrugën e rrjetës, por goli u anullua nga VAR për prekjen me dorë të sulmuesit gjerman. Në hapjen e pjesës së dytë, Blutë zhbllokuan ndeshjen me mbrojtësin Rudiger, I cili shfrytëzoi një goditje këndëi për të dërguar topin në portën e Leicester.

Në 66 ’Fofana nokauton Werner në zonën e penalltisë. Nga vendi Jorginho nënshkruan dyfishimin, duke zhvendosur Schmeichel. Në 77’ Ndidi vjedh topin nga Kovacic dhe menjëherë i shërben Iheanacho që mund Mendy duke rihapur ndeshjen.

Në minutat e fundit, skuadra e Leicester iu afrua barazimit me Perez, por Chelsea arriti të ruajë avantazhin.