Klasikja e Legjendave, mes ish-lojtarëve të Real Madrid dhe Barcelonës të luajtur të martën në Izrael, përfundoi me fitoren 3-2 të Blancos. Një shfaqje nostalgjike, ku në fushë zbritën lojtarë si Ronaldinho, Rivaldo apo Deco nga njëra anë dhe Roberto Carlos apo Figo nga ana tjetër.
Në Tel Aviv, 25 mijë spektatorët e pranishëm shijuan lojtarët që dhanë shumë ndër vite, të cilët edhe njëherë treguan se nuk i kanë harruar disa veti, që dikur ishin arma e tyre më e fortë. Fiziku ka ndryshuar, vitet kalojnë dhe nuk falin. Gjithsesi, ke se cfarë të shikosh, të pranishmit shijuan shoun e dhuruar të atyre që dikur ishin rivalë të betuar.
BARCELONA-REAL MADRID 2-3
1-0 (min. 27): Ronaldinho
1-1 (min. 42): Munitis.
1-2 (min. 44): Alfonso.
2-2 (min. 60): Jofre Mateu.
2-3 (min. 70): De la Red.
Barcelona: Angoy, Juan Carlos, Déhu, Tortolero, Goikoetxea, Mendieta, Deco, Arpón, Rivaldo, Saviola, Ronaldinho. U aktivizuan dhe También jugaron Guzmá, Coco, De Boer, Okunoëo.
Real Madrid: Codina, Núñez, Iván Campo, Fernando Sanz, Roberto Carlos, Figo, Milla, Rivera, Amavisca, De la Red, Alfonso. U aktivizuan dhe Alex Pérez, Velasco, Munitis, Martín Vázquez.