Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Edi Reja pas ndeshjes ka bërë një analizë të humbjes 3-1 përballë Republikës Çeke. Italiani është shprehur se një humbje e tillë ishte e pamerituar, sepse skuadra luajti mirë. Gjithashtu ai ka komentuar dhe momentin e incidentit, kur u rrëzua nga lojtari çek.
“U shfaqëm pak të lodhur, në këtë periudhë nuk mund të pretendosh të japësh 100%. Mendoj se nuk e meritonim të humbisnin 3-1, mbase 2-1 po, do të ishte më dinjitoze. Edhe ne kishim rastet tona, ndodhi dhe ai vendim I padrejtë I gjyqtarit, por nuk dua të merrem me këtë tani, sepse ishte një miqësore. Sigurisht, që disa gjëra positive po vijnë”.
“Impenjimi i lojtarëve në këto dy miqësore? U vendos notën 10, shanë maksimumin. Jemi përballur me dy skuadra të forta fizikisht, me Uellsin dhe me Republikën Çeke. Kanë lojtarë të vështirë për ti ndalur kur nisen në kundërsulm”.
“Më shumë gabime sot? Sigurisht, ndikoi lodha ditën e sotme. Në ndeshjen me Uellsin ishim më të freskët, por mendoj se bëmë një ndeshje të mirë. Rezultati mund të ishte më i mirë. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që u përballëm me dy skuadra shumë të forta”.
“Edhe njëherë i rrëzuar? Një herë ndodhi në një konferencë për shtyp në Shqipëri, herën e dytë në Uells, shpresoj që të ketë mbaruar me kaq. Kur përplasen me mua, sigurisht që dëmtohen dhe kundërshtarët, kam fizik”.