RTSH Sport Live

Nga Turqia, Bekaj arrin akordin me Manisën

  • 08/08/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Nga Turqia, Bekaj arrin akordin me Manisën
Portieri i Tiranës, drejt kampionatit turk, 28-vjeçari ka edhe një vit kontratë me bardheblutë

Pas aventurës zhgënjyese në Kupat e Europës, Tirana po përgatitet maksimalisht për fillimin e kampionatit.  Sezoni i ri do të jetë i vështirë për kampionët e Shqipërisë, të cilët kanë humbur shumë titullarë. Erion Hoxhallari, Ardit Toli, Enur Totre Engjëll Hoti dhe së fundmi listës së gjatë të largimeve mund ti shtohet edhe Visar Bekaj.

Gazeta turke Fanatik, në një artikull të publikuar shkruan se portieri ka arritur akordin me klubin e Manisës, skuadër që militon në Ligën e parë turke. Akoma nuk dihet përgjigjia e Tiranës. Një ofertë e mirë do i detyronte bardheblutë të hiqnin dorë nga gardiani, që ka dhe 1 vit kontratë. Mësohet se Manisa ka bërë një ofertë për Taulant Seferin, por që është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e klubit kryeqytetas.

Te skuadra turke janë afruar Eros Grezda dhe David Domgjoni, ky i fundit ka qenë pjesë e Tiranës në vitin 2014.