RTSH Sport Live

Ngre siparin Europiani i Taekuondosë

  • 27/09/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Ngre siparin Europiani i Taekuondosë
450 sportistë të moshës deri në 21 vjeç në garë për katër ditë në Tiranë

Kampionati Europian i moshës deri në 21 vjeç në Taekuondo Ëorld ka ngritur siparin të martën pasdite në sallën olimpike “Feti Borova”. Rreth 450 sportistë, që përfaqësojnë 30 shtete, kanë zbritur në tapetin e taekondosë, ndërsa ceremonia e hapjes ka nisur me një performancë të skuadrës së Studentit. Për të vijuar me kërcimet e grupit të valltarëve nga Durrësi, përshëndetjet e titullarëve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Rinisë dhe Fëmijëve, si dhe të presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Madje një përshëndetje ka ardhur dhe nga zëvendëspresidenti i Federatës Europiane të Taekuondosë, Shahin Metin. Finalet, por dhe medaljet, si dhe një sërë Mirënjohjesh nga Federata Shqiptare e Taekuondosë kanë karakterizuar këtë Ceremoni. Dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Taekuondosë, Eljo Kolziu, ka treguar dhe rëndësinë e këtij aktiviteti për vendin tonë.

“Ky event është më i madhi që ka organizuar vetë Federata Shqiptare e Taekuondosë, gjithashtu dhe eventi më i madh i lojërave dhe arteve marciale në Shqipëri. Nuk ka patur tjetër event më të rëndësishëm se ky”.

Jo vetëm Kampionati Europian i moshës deri në 21 vjeç, por dhe Albania Open. Janë të dy këto aktivitete që e bëjnë Kolziun të ndihet mirë.

“Pikët janë të vlefshme për Olimpiadën që organizohet vitin tjetër. Kemi sportisë të rëndësishëm, kampion Ballkani, vend të pestë në Botë dhe presim akoma më shumë arritje në finale në këtë kampionat”.

Ndërkohë zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, i ka falënderuar të gjithë organizatorët, edhe sepse ka qenë vetë presidenti i kësaj Federate deri në mars.

“Unë kam qenë një nga iniciatorët për të sjellë këtë turne këtu në Shqipëri dhe duke qenë anëtar i bordit të Federatës Europiane, suporti prej tyre ka qënë shumë i madh. Megjithatë, suporti i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ka qënë”.

A ka potencial Shqipëria për një aktivitet me përmasa më të mëdha se sa Europiani?

Eljon Kolziu: “Ashtu shpresojmë, vetë të ftuarit, gjyqtarët, delegatët e Federatës Botërore të Taekuondosë kanë konstatuar që i gjithë organizimi ka qënë i rregullt dhe korrekt. Kjo na jep shumë pikë në fushën dnërkombëtare”.

Endrit Hoxha: “Ne jemi në pritje të vitit tjetër. Po e lë surprizë pasi tani unë jam president nderi, patjetër që do ndihmoj, pasi vij nga sporti i Taekuondosë. Po shikojmë që Shqipëria po ecën sin ë aktivitete ndërkombëtare ashtu dhe në medalje. Kjo më bën të ndihem shumë me fat”.

Kampionati Europian i moshës deri në 21 vjeç përfundon të premten.