RTSH Sport Live

Një Cise për Vllazninë…

  • 11/01/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Një Cise për Vllazninë…
Shkodranët kanë afruar një sulmues nga Guinea që ka luajtur edhe me ekipin e dytë të Sportingut

Vllaznia afron Salim Cisse. Sulmuesi 1.85 m i gjatë është nga Guinea dhe ka një të shkuar në futbollin portugez. Shkodranët që po kryesojnë me meritë Kategorinë Superiore, duket se po zëvendësojnë sulmuesin e larguar Dunga, që me shumë mundësi do të transferohet në Japoni.

Gjatë karrierës, Cise ka qenë pjesë Sporting Lisbonës B, ndërsa ka realizuar 2 gola dhe 3 asiste në 6 ndeshje të Ligë së Europës.

Njoftimi i Vllaznisë

Sulmuesi Salim Cisse, 1.85 i gjatë, nga Guinea ka mbërritur në Shqipëri dhe pritet të jetë përforcim i rradhës për kuqeblutë. Karriera e tij ka filluar në Portugali duke luajtur për Akademia de Combra në Premier Lige ku në 41 ndeshje ka shënuar 9 gola duke shënuar dy herë edhe në ndeshjet e Europa Leagues dhe më vonë karriera e tij do të vazhdonte në klubin e Sporting Lisbones.

Lojtari ka provuar të luajë edhe në Rumani dhe së fundmi në ekipin grek të AO Egaleos. Cisse pritet të vihet menjëherë nën urdhërat e trainerit Brdariç i cili së bashku me stafin e tij teknik do të vlerësojnë në lidhje me vazhdimësinë e këtij lojtari tek Vllaznia.