RTSH Sport Live

Një “Klasike” për jashtë ose brenda

  • 14/01/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Një “Klasike” për jashtë ose brenda
Gati për Tiranën dhe pa merkato, Brdariç: Jemi skuadër e fortë edhe kështu”

E para e vititë shtë “Klasikja”, nuk luhet vetëm për prestigj por dhe për objektivin më të rëndësishëm të dy skuadrave. Pikërisht ky është motivi që Vllaznia është larguar nga Shkodra, për ti dhënë vetes më tepër qetësi e për të mbajtur larg presionin e një qyteti që jeton me futbollin, për të përgatitur sa më mirë ndeshjen me Tiranën. Trajneri, Thomas Brdariç ruan qetësinë para ndeshjes delikate, optimizmin e tij kërkoin t’ia transmetojë edhe skuadrës.

“E dimë se çfarë rëndësie ka kjo përballje për tifozët dhe për futbollin shqiptar, ne jemi mëse gati për këtë ndeshje. Duam të japim maksimumin për të marrë më të mirën e mundshme”.

Sido të luash me fjalët, apo me faktin se kampionati është i gjatë, ashtu si pëlqen të shmanget trajneri gjerman, kjo Klasike është një ndeshje për jashtë ose brenda. Mes dy skuadrave diferenca është 8 pikë dhe ajo që nuk mund të tolerojë asgjë është Vllaznia.

“Janë tri pikë shumë të rëndësishme, e dimë se duhet të japim maksimumin për këtë përballje, sepse këtë duhet të bëjmë në të tillë ndeshje, e cila është mjaft e rëndësishme ashtu siç janë dhe këto tri pikë. Megjithatë, kampionati është akoma i gjatë, ne duhet të jemi të përqëndruar për sfidën e nesërme”,

Kuqeblutë ndihen gati, të paktën po të dëgjosh teknikun e madje kanë patur mundësinë të përqëndrohen në ndeshje të pashqetësuar nga zërat e merkatos, në të cilën vendosën të mos përfshihen, ku arsyen trajneri Brdariç e shpjegon qartë.

“Jemi ekip i fortë. Ne kemi besim te ekipi jonë, ka konkurenc brenda nesh. Ky është një avantazh për ne, prandaj dhe jemi të kënaqur”.

Në vendin e katërt me 25 pikë, Vllaznia do të tentojë të nisë sulmin për kreun duke filluar pikërisht nga ndeshja direkte që mund të hapë dyert për kuqeblutë, ashtu sikurse edhe mund ti mbyllë, në kohën kur e kanë mëse të qartë se të bësh goditje në kryeqytet nuk është fare e thjeshtë.