Është mbyllur në barazim 1-1 takimi i parë i çiftit që ishte cilësuar si finalja e parakohshme, pasi Milani ka shënuar në shtesë për t’i mohuar Mançester Junajtid një fitore minimale në “Olld Traford”. Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Europës, është rikthyer të enjten me ndeshjet e para të turit të 32-shes, që, ndryshe nga sezonin e shkuar, do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje.
Si çdo të enjte europiane, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë drejtpërdrejt në kanalin RTSH 1 ndeshjen më të spikatur të mbrëmjes, atë midis Mançester Junajtid dhe Milanit, ndërsa në kanalin RTSH Sport kanë ardhur drejtpërdrejt, në një maratonë, të gjithë golat e takimeve të mbrëmjes.
Në fakt, Milani e ka mbizotëruar pjesën e parë, duke e gjetur edhe dy herë rrugën e rrjetës, brenda 10 minutave të para, por fillimisht goli është anuluar për pozicion jashtë loje dhe, më pas, nga Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), për një prekje me dorë. Kështu, me rrjeta të paprekura është mbyllur pjesa e parë, por, në të dytën, pas 5 minutash lojë, është Mançester Junajtid që shënon. Diallo gjen rrugën e rrjetës.
Skuadra angleze mundohet të administrojë epërsinë minimale, por Milani nuk do të dorëzohet dhe këmbëngulë deri në fund. Dhe kjo këmbëngulje do të shpërblehet në minutën e dytë shtesë, nga 3 të tilla, kur Kjar do të gjejë golin që do t’i japë Milanit një barazim të vyer për ndeshjen e kthimit.
REZULTATET
|
Ajax | 3 - 0 | Young Boys | |
|
Dynamo Kyiv | 0 - 2 | Villarreal | |
|
Manchester United | 1 - 1 | Milan | |
|
Slavia Praha | 1 - 1 | Rangers |