RTSH Sport Live

Not, spektakël në pishinë mes SHBA-së dhe Kinës

  • 29/07/2021
  • |
  • Tokio 2020
Not, spektakël në pishinë mes SHBA-së dhe Kinës
Stafeta e femrave shkon për aziatiket, Dresel fiton të artën e parë

Kina nuk bën ulje çmimi, edhe në not skuadra aziatike rivalizon në çdo hap amerikanët me tyë cilët ndau nga dy medalje të arta në ditën e gjashtë të Olimpiadës. Në “Tokyo Aquatic Centre”, amerikani Robert Finke dominoi në 800 m stil i lirë në një duel shumë të luftuar me italianin Paltrinieri ndërsa shkalla më e ulët e podiumit shkoi për ukrainasin Romanchuk.

Në 200 m bretkosë asnjë amerikan në podium ku të artën e rrëmbeu australiani Izaac STUBBLETY-COOK, i ndjekur nga holandezi Srno Kamminga dhe finlandezi Mattsson. Betejë deri në metrat e fundit në garën e 200 metrave flutur për femra ku kinezja Zhang vendosi rekord olimpik me kohën 2.03.86 ndërsa gara për vendin e dytë u zhvllua mes dy amerikaneve Smith dhe Flickinger ku kjo e fundit u rendit në shkallën më të ulët të podiumit.

Medalja e parë e artë për superfavoritin dhe pasardhësin e Michael Felps në këtë olimpiadë, Kaleeb Dresel që vendosi rekord olimpik në 100 metra stil i lirë me kohën 47.02. Medalje argjendi për australianin Chalmers dhe bronz për rusin Kolesnikov. Gara më spektakolare e paradites rezultoi stefeta 4 x 200 stil i lirë për femra ku skuadra kineze vendosi rekord botëror 7:40.33 duke lënë pas me vetëm 40 të qindtat amerikanët dhe rreth një sekondë skuadrën e Australisë.

Në ditën e shtatë do të dorëzohen edhe 4 medalje të arta në 200 m bretkosë femra, 200 m shpinë meshkuj, 200 m miks meshkuj dhe 100 m stil i lirë për femra ku pritet dominimi i dy notareve australiane Campbell dhe McKeon.