RTSH Sport Live

Notarët amerikanë nisin stërvitjen për “TOKIO 2020”

  • 24/11/2020
  • |
  • Tokio 2020
Notarët amerikanë nisin stërvitjen për “TOKIO 2020”
Lindsay Mintenko, kryetrajneria e ekipit të notit të USA, ka bërë të qartë se sportistët e saj kanë filluar të stërviten për Olimpiadën

Në një kohë kur askush në Botë nuk mund të flasë me siguri për eventet sportive të parashikuara për vitin e ardhshëm, notarët amerikanë kanë nisur të stërviten për Olimpiadën verore. Në fakt, “Tokyo 2020” (një prej ekskluziviteteve të RTSH-së) që është vendosur të zhvillohet vitin e ardhshëm, ka si datë të përcaktuar 23 korrikun, datë kur pritet të zhvillohet Ceremonia e Hapjes, por duke parë ecurinë e pandemisë Covid -19, ende nuk ka asnjë autoritet botëror të jap dritën jeshile 100%, aq më shumë që Lojrat Olimpike Verore janë aktiviteti më i rëndësishëm dhe më i madh sportiv në Botë dhe ku grumbullohen me qindra mijëra sportistë në fshatrat olimpikë. Por amerikanët i kanë idetë të qarta. Lindsay Mintenko, kryetrajneria e ekipit të notit ka bërë të qartë se sportistët e saj kanë filluar të stërviten për Olimpiadën. “Unë jam e ndërgjegjshme, që ajo që unë them sot, mund të ndryshojë nesër duke parë situatën, por ne sportistëve na duhet të kemi një plan”-thotë Mintenko. “Ne nuk mund të jemi si të tjerët dhe të pushojmë për një kohë të gjatë. Kemi ciklin tonë stërvitor dhe duhet ta respektojmë”. Në fakt, lajmi që gjatë muajit dhjetor do të çertifikohet vaksina kundër virusit Covid 19, ka bërë që të paktën notarët amerikanë të nisin stërvitjet me objektiva të qarta.