RTSH Sport Live

Nuk kanë fund telashet në Shkodër, skuadra e Vllaznisë drejt shkrirjes

  • 31/05/2020
  • |
  • Kategoria e Dytë
Nuk kanë fund telashet në Shkodër, skuadra e Vllaznisë drejt shkrirjes

Vllaznia është duke kaluar momente të turbullta, derisa pas zgjidhjes së situatës financiare të ekipit A, është skuadra e Vllaznisë B që rrezikon shkrirjen. E krijuar disa vite më parë me idenë e promovimit të talenteve, ekipi që militon në Kategorinë e Dytë vijon të mospaguhet, ndërsa nga FSHF kanë një plan për tjetër kampionat, atë U-21, çka do të sillte shkrirjen e ekipit B të Vllaznisë.

Gjatë Asamblesë së klubit, administratori Suad Lici ka dhënë alarmin e shkrirjes së ekipit B dhe problemeve financiare. “Federata ka në plan krijimin e një kampionati U21, që në fakt është pozitive për djelmoshat tanë 19 vjeçarë, pasi mund të luajnë edhe 2 vite për të qenë gati për ekipin A, ndërsa në këtë moshë jo të gjithë ia dalin të afrohen te ekipi i dytë i Vllaznisë. Nëse FSHF merr këtë vendim, ekipi B i Vllaznisë do të shkrihet”, tha ndër të tjera Lici.