RTSH Sport Live

Nunez dhe Salah firmosin barazimin e Liverpool, 2-2 me Fulham

  • 06/08/2022
  • |
  • Angli
Nunez dhe Salah firmosin barazimin e Liverpool, 2-2 me Fulham
Në Craven Cottage,  Reds i arrijnë dy herë venddasit e udhëhqeur nja një super Mitrovic

Rrugëtimi i Liverpool-it në Premier League nis me një surprise. Në një Craven Cottage të ri, Reds ndalen në një barazim 2-2 nga Fulhami i sapo promovuar. Mitrovic hapi rezultatin në minutën e 32-të me kokë, më pas Núñez hyri në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 64-të. Tetë minuta më vonë, Van Dijk shkaktoi një ndërhyrje të parregullt në zonë ndaj Mitrovicit dhe serbi gjen dopietën nga pika e bardhë(72').

Megjithatë, Liverpooli reagon dhe 8 minuta më vonë gjen 2-2 me një goditje nga disa hapa të Salah. Në rikuperim, Henderson godet traversën duke prekur rikthimin e bujshëm, por forca përfundimtare nuk mjafton. Menjëherë një gjysmë gabim për Liverpool, i cili rrëshqet në -2 nga Arsenali. Një rikthim i shkëlqyer në Premier League për Fulham.