RTSH Sport Live

Olimpiada rikthehet në Australi: Lojërat e 2032 në Brisbane

  • 21/07/2021
  • |
  • Tokio 2020
Olimpiada rikthehet në Australi: Lojërat e 2032 në Brisbane
Konfirmohet zgjedhja e qytetit, i cili ishte kandidati i vetëm. Do të jetë edicioni i tretë australian i historisë, pas Melburnit 1956 dhe Sidneit 2000

Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike 2032 do të mbahen në Brisbane, Australi. Zgjedhja ishte bërë tashmë, pasi qyteti australian është kandidati i vetëm për të pritur edicionin, por pas seancës së 138-të të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, të mbajtur në Tokio, ka ardhur konfirmimi zyrtar. "Ne e dimë se çfarë duhet për të dhënë Lojëra të suksesshme”, u tha kryeministri Australian, Scott Morrison anëtarëve të IOC në një lidhje video.

Australia do të organizojë Lojërat Olimpike për herë të tretë në historinë e saj, pas Melburnit 1956 dhe 32 vjet pas Sidneit 2000. Brisbane 2032 do të vijë pas Tokyo 2020.

Një zgjedhje që ndryshon edhe sezonin e Lojërave që nga Olimpiada e 35-të do të garojnë gjatë dimrit dhe jo në verë siç është aktualisht rasti në hemisferën veriore. Entuziazmi i delegatëve australianë që janë në Tokio është i kuptueshëm. "Është një kënaqësi e madhe - thanë Richard Colbeck dhe Adrian Schrinner - ne kemi punuar në këtë projekt për shumë vite dhe sot për ne është si të prekësh qiellin. Ne tashmë kemi disa struktura të gatshme, të tjerat do të ndërtohen. Por edhe duke parë buxhetin tonë, unë besoj se zgjedhja e Brisbane shkon shumë më tej dhe ka të bëjë me të gjitha qytetet e tjera të mesme që duan të bëjnë një udhëtim të këtij lloji dhe që duan të ëndërrojnë një Olimpiadë. Ne jemi të bindur se e kemi bërë mirë matematikën dhe se kemi një buxhet në përputhje me mundësitë tona. Ne e dimë me çfarë po përballemi dhe me sa vështirësi do të përballemi, por jemi të gatshëm”.