RTSH Sport Live

Olimpiakos-Panathinaikos përfundon në dramë

  • 23/10/2023
  • |
  • Rajoni
Olimpiakos-Panathinaikos përfundon në dramë

Olimpiakos dhe Panathinaikos konsiderohet si “derbi i çmendur i Europës” dhe ditën e djeshme tifozeritë e të dy ekipeve u kanë dhënë të drejtë atyre, të cilët e kanë “bekuar” me këtë nofkë këtë duel.

Ndeshja e mbajtur në “Georgios Karaiskakis Stadium” përfundoi në barazim 1-1 edhe pse nuk u luajtën të 90’. Shkaku? Mbrojtësi i Panathinaikosit, Juankar o godit me fishekzjarre nga tifozët e Olimpiakosit. Spanjolli u rrëzua në fushë dhe më pas ndërhyri ambulanca për ta transportuar në spital. Ndeshja u pezullua për gati 60 minuta, por nuk rinisi më kurrë pasi lojtarët e Panathinaikosit rrefuzuan që të rifuteshin në fushë.

Për të vendosur fatet e këtij takimi tani duhet që të pritet vendimi i organeve të drejtësisë sportive. Dy ekipet ndahen nga vetëm tri pikë nga njëra-tjetra. Panathinaikosit i duhej një fitore për të arritur kryesuesit e Olimpiakos.