RTSH Sport Live

Ouen: Nuk e kuptoj pse Mané u largua nga Liverpuli...

  • 27/06/2022
  • |
  • Angli
Ouen: Nuk e kuptoj pse Mané u largua nga Liverpuli...
Topi i Artë i vitit 2001 nuk është në gjendje të kuptojë zgjedhjen e sulmuesit 30-vjeçar senegalez.

Prej disa ditësh është zyrtarizuar. Sadio Mané do të luajë sezonin e ardhshëm me Bayern, klub me të cilin ka nënshkruar deri në vitin 2025. Finalja e Champions League kundër Real Madridit në Paris ishte ndeshja e fundit e luajtur nga senegalezi me fanellën e Liverpool-it. Ai u largua nga Anfield pas gjashtë sezonesh pasi mbërriti nga Southampton, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e kuqe. Një admirues i madh i sulmuesit 30-vjeçar, Michael Owen, një ish-lojtar i Reds midis 1996 dhe 2004, i vjen keq për largimin e tij në Gjermani.

“Unë ende mundohem për të kuptuar pse Sadio Mané u largua nga Liverpool për Bayern, por ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm, ofroi një shërbim të madh dhe do të mbetet një legjendë e klubit”, shkroi Topi i Artë i vitit 2001 në Twitter.

Një gjë është e sigurt, Mané ka lënë gjurmë në Liverpool, me 269 paraqitje dhe 120 gola në total. Ai me të vërtetë largohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e gjashtë herë kampionëve të Evropës.