RTSH Sport Live

Ozil u ndalua për shpejtësi, justifikohet: Ngatërrova miljet me kilometrat

  • 05/11/2020
  • |
  • Gosip
Ozil u ndalua për shpejtësi, justifikohet: Ngatërrova miljet me kilometrat

Ngjarja ka ndodhur më 2 korrik. Atë ditë, Mesut Ozil ishte duke u kthyer në shtëpi, pasi kishte mbaruar stërvitjen me Arsenalin, në një moment është ndaluar nga policia në austostradë pasi po ecte me shpejtësi.

Mercedesi i gjermanit, sipas The Sun, po ecte me 97 milje në orë, gati 160 km në orë. Dhe para gjykatës së Bromley, shpjegon tabloidi, në orët e fundit Ozil është justifikuar kështu: “Duke pasur parasysh kufizimet për shkak të Covid-19, autostrada ishte plotësisht e lirë. Dhe shpjegimi i vetëm që mund të jap është se duke pasur parasysh mungesën e automjeteve të tjera unë ndoshta kam ulur përqendrimin tim. Unë jam gjerman, prandaj jam mësuar të përdor makina që tregojnë shpejtësinë në kilometra në orë dhe jo në milje. Shpresoj të plotësoj vetëm një gjobë dhe jo heqjen e patëntës, në klimën aktuale nuk do të doja të merrja transportin publik me vajzën time”.