RTSH Sport Live

Paratiçi: Kein nuk largohet nga Totenhem

  • 12/10/2021
  • |
  • Angli
Paratiçi: Kein nuk largohet nga Totenhem
”Ai do ndimojë skuadrën në rindërtimin e saj”

Harry Kane e do Tottenhamin dhe do të luajë një rol kyç në rindërtimin e klubit. Kështu shprehur shefit i merkatos së klubit londinez, Fabio Paratici. Sulmuesi, 28 vjeç, kërkoi me ngulm, gjatë merkatos së verës, që të largohej nga Londra Veriore për te anchester City. Por Tottenham nuk e lejoi futbollistin të largohej, duke i kërkuar që të respektojë kontratën, e cila do edhe tri vite që të skadojë – tha Paratici.

Kane nuk ka shënuar apo nuk ka dhënë asnjë asist në gjashtë ndeshjet e luajtura deri tani në këtë sezon të Premier League. Megjithatë, qëndrimi i klubit nuk ka gjasa të ndryshojë. "Harry Kane e do Tottenhamin. Ne kemi vendosur ta mbajmë Harry për të filluar rindërtimin e skuadrës dhe ne jemi të kënaqur me zgjedhjen tonë. Nuk ka nevojë për ndonjë bisedë të re me Harrin, e dimë tashmë mendimin e tij” – tha Paratici.

Shefi i sektorit të merkatos te tottenham është i bindur se sumuesi 28 vjeçar nuk do të largohet por do ta udhëheqë skuadrën drejt rezultateve të kërkuara, si dhe do të ndihmojë në rindërtimin e një skuadre konkurruese në arritjen e trofe.