RTSH Sport Live

Paris 2024, Koxhaku i pesti në Baterinë e tretë

  • 30/07/2024
  • |
  • Paris 2024
Paris 2024, Koxhaku i pesti në Baterinë e tretë

Grisi Koxhaku ka përfunduar në vendin e pestë në Bateriën 3 në garën e notit 100 metra stil i lirë. Notari shqiptar ka përshkruar distancën me kohën 52.32.

Kjo bateri u fitua nga notari saudit Alsarraj Zaid Faisal me kohën 51.21 ndërsa në vendin e dytë u rendit notari nga Kosova Adell Saboviç (51.77).

Kujtojmë se për më tej kualifikohen 16 notarët më të shpejtë të dhjetë Baterive.