RTSH Sport Live

Parlamenti i BE-së: Korrupsion në FIFA

  • 24/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Parlamenti i BE-së: Korrupsion në FIFA
Parlamenti i BE-së shpreh keqardhjen për vdekjen e mijëra punëtorëve migrantë

Parlamenti i BE-së shpreh keqardhjen për vdekjen e mijëra punëtorëve migrantë dhe lëndimet e pësuara nga punëtorët gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës 2022 në Katar. Eurodeputetët theksojnë në një deklaratë se, "Katari fitoi procesin e ofertimit të Kupës së Botës mes akuzave të besueshme për korrupsion dhe ryshfet, dhe dënon vdekjen dhe lëndimet e mijëra punëtorëve migrantë, kryesisht në sektorin e ndërtimit, që e ndihmoi vendin të përgatitet për turneun”.

Duke e përshkruar korrupsionin brenda FIFA-s si "të shfrenuar, sistematik dhe të rrënjosur thellë", eurodeputetët  dënojnë mungesën e transparencës dhe mungesën e qartë të vlerësimit të rrezikut që ka karakterizuar zgjedhjen e Katarit si vend pritës për Kupën e Botës në 2010, duke nënvizuar se si FIFA ka dëmtuar rëndë imazhin dhe integritetin e futbollit botëror”.

Parlamenti u kërkon vendeve të BE-së, veçanërisht ato me liga kombëtare të mëdha të futbollit, si Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja, të ushtrojnë presion mbi UEFA dhe FIFA në mënyrë që kjo e fundit të angazhohet për kryerjen e reformave themelore. Këto përfshijnë futjen e procedurave demokratike dhe transparente për ndarjen e Kupës së Botës dhe zbatimin rigoroz të kritereve të të drejtave të njeriut dhe qëndrueshmërisë për vendet pritëse”.