RTSH Sport Live

Partizani, aromë titulli kampion

  • 25/05/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani, aromë titulli kampion
Të kuqtë mundin Kastriotin, që rrëzohet në të Parën, dhe dalin në krye të Superligës

Partizani i Xhovani Kolelas me një dorë tek titulli kampion. Fitorja me përmbysje ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena”, kjo në ndeshjen që erdhi drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, si dhe barazimi i Tiranës në Rrogozhinë ndaj Bylisit, 2-2, vendos në vendin e parë Partizanin. Sepse një javë përpara përfundimit të kampionatit, edhe pse janë në të njëjtën kuotë pikësh 64, Partizani është më i favorizuar se Tirana në ndeshjet direkte.

Në fakt ndeshja ka nisur me befasi të madhe për Partizanit, teksa Bedri Greca kalon Kastriotin në avantazh në të 8’. Madje skuadra e Emiljano Çelës ishte pranë golit të dytë në të 23’, por për fatin e keq si Rexhinaldo, ashtu dhe Selmani ndalen nga shtylla. Dhe Partizani nis të marrë frymë, ndërsa Rrapaj në të 39’ gjen golin e barazimit me një goditje potente nga rreth 20 metra, teksa e dërgon topin në të djathtë të Salit. E në fundin e pjesës së parë është Da Silva që vendos avantazhin e Partizanit.

Kastrioti e nis me zëvendësime pjesën e dytë, madje duke larguar Salin dhe aktivizuar Malajn. E zëvendësimet nuk është se rrisin nivelin e lojës së krutanëve. Përkundrazi Partizani nuk fal, ndërsa Murataj realizon golin e tretë në të 58’, pas kthimit të topit nga Malaj në një pritje jo fort të sigurtë. Pas gjashtë minutash, Da Silva, me krosimin nga këndi të Rrapajt, shënon dygolëshin e tij personal dhe golin e katërt për Partizanin. Në të 69’, kjo dhe pas verifikimit në sistemin VAR, anullohet goli i pestë i Partizanit për faull në zonën krutane. Kastrioti kërkon golin e nderit, por Greca e më pas Zogaj ndalen nga shtylla. Në vërshëllimën e fundit të Kreshnik Cjapit, Partizani merr trepikë që e dërgojnë më pranë titullit kampion të shtatëmbëdhjetë në historinë e klubit të kuq.

Në ndeshjet e tjera, Teuta ka mundur Egnatian, 1-0, kurse Kukësi e Vllaznia janë ndalur në barazim 0-0 me Erzenin dhe 1-1 me Laçin. E tanimë në javën e fundit, Teuta, Vllaznia e Laçi luajnë për një vend në Europë, kurse Kukësi e Erzeni për të shmangur Play-out.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "abisshet Superiore JAVA 35 ABISSNET SUPERIORE PARTIZANI KS KASTRIOTI KF PARTIZANI KF TIRANA .K.KUKES KF BYLIS ERZEN FK KUKESI KF ERZENI KF TEUTA EGNATIA K.F.VLLAZNIA KF EGNATIA KF VLLAZNIA KF LAÇI"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "abissnet Superiore POZICIONI 1 JAVA 35 SKUADRA KF PARTIZANI PIKET 2 64 KF TIRANA FONATIA 3 64 KF EGNATIA 52 KF TEUTA 48 KF VLLAZNIA 5 6 7 47 KF LAÇI 45 FK KUKESI 42 KF ERZENI 40 FK BYLIS 10 38 KS KASTRIOTI 35"