RTSH Sport Live

Partizani barazon me Vllazninë, dorëzon vendin e parë

  • 11/03/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani barazon me Vllazninë, dorëzon vendin e parë
Të kuqtë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë shkodranëve në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”

Vllaznia dhe Partizani nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e 25-të të “Abissnet Superiore”. Një ndeshje që nisi e vrullshme që në minutat e para, me të kuqtë që arritën të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 3-të me Da Silvën.

Braziliani kaloi me lehtësi në mbrojtjen shkodrane, shmangu dhe portierin Zogoviç për të firmosur për 1-0. Por reagimi i kuqebluve ishte i menjëhershëm dhe pas pesë minutash arritën të vendosin barazpeshën me Balajn nga pika e bardhë në minutën e 8-të, 1-1. Ishte Mala ai që fitoi 11-metërshin pas ndërhyrjes së gabuar të Matondos në tentativë për të larguar topin nga zona.

Edhe pjesa e dytë u karakterizua nga mundësi të shumta për të dyja skuadrat, por finalizimi nuk ishte në nivelin e duhur. Kështu, gjithçka u mbyll në barazim 1-1, me të kuqtë që detyrohen të dorëzojnë vendin e parë, që tani mbahet nga Tirana me 43 pikë. Të kuqtë tashmë janë të pozicionuar në vendin e dytë me 41 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e katërt me 37 pikë.