RTSH Sport Live

Partizani barazon në miqësoren me Shkëndijën

  • 10/10/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Partizani barazon në miqësoren me Shkëndijën
Barazim 2-2: golave të Markut dhe Kardozos iu përgjigj Shala dhe Guri

Është mbyllur në barazim 2-2 miqësorja e zhvilluar mes Partizanit dhe Shkëndijës së Tetovës. Në “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit, nuk ka munguar spektakli dhe golat në një sfidë ku trajnerët respektivë kanë shpalosur strategjinë e tyre.

Në pjesën e parë ishte skuadra kryeqytetase që dominoi në lojë, shoqëruar dhe me konkretizimin e dy rasteve, me Markun 19’ dhe Kardozon 33’. Gjithsesi, në pjesën e dytë tetovarët kanë diktuar në lojë duke barazuar rezultatin me Shala 55′ dhe Guri 71′, duke mbyllur gjithçka në 2-2

PARTIZANI-SHKËNDIJA 2-2

Golat: Marku 19′, Kardozo 33’/ Shala 55′, Guri 71′