RTSH Sport Live

Partizani-Bazel, biletat në shitje: rregulla të forta anti-Covid

  • 26/07/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Partizani-Bazel, biletat në shitje: rregulla të forta anti-Covid
Hapet 30% e kapacitetit në “Elbasan Arena”, rregullat të forat anti-Covid 19

Në prag të ndeshjes së kthimit në Ligëne Konferencës kundër zviceranëve të Bazel, Partizani ka publikuar çmimet e biletave për tifozët që do të jenë prezente në “Elbasan Arena” për të ndjekur skuadrën.

Takimi luhet të enjten ora 20:00 dhe stadiumi do të jetë i hapur në 30% të kapacitetit.

Çmimet e blietave për këtë ndeshje variojnë nga 300 lekë të reja, deri në 1000 lekë të reja.

Gjithashtu, në njoftimin në faqen zyrtare nënvizohen masat anti-Covid, ruajtjen e distancës në stadium dhe mbajtjen e maskës.

Në sfidën e parë të luajtur në Zvicër, Partizani mori një humbje deri diku të pamerituar 3-0, ndërsa në ndeshjen e kthimit skuadra e Ilir Dajës shpreson të dhurojë një paraqitje dinjitoze.

Kualifikimi shihet si mision tejet i vështirë, pasi të kuqve do ti duhet të permbushin 3 golat e pësuar, dhe të fitojnë ndaj gjigandëve zviceranë me 4 gola  diferencë, ose minimalisht me 3 gola diferencë për ta çuar ndeshjen në shtesë.

Njoftimi i klubit:

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Elbasan Arena” do te jenë:
🎫Biletat në Tribunat Qëndrore A1, A3, A4 dhe B1, B2, B2, B3, B4, B5 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)
🎫Biletat në Tribunat përballë C3, D, E, F, G1, do të kushtojnë 300 Lek (të reja)
Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Martë e në vazhdim ora 10:00 deri 20:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Gjithashtu nga dita e mërkurë Biletat mund ti gjeni nga ora 10:00 deri 20:00 edhe pranë pikës së shitjes në stadiumin “Elbasan Arena” në Ebasan.
🗣️Në këtë takim prezenca e publikut do të lejohet vetëm 30% e kapacitetit të stadiumit. Sipas protokolleve të UEFA-s tifozët duhet të respektojnë masat anti COVID-19:
♦️ Tifozët nuk duhet të hyjnë në stadium të organizuar dhe të respektojnë dictancën sociale brenda dhe jashtë ambienteve të stadiumit.
♦️Tifozët duhet të respektojnë distancën sociale që në hyrje të stadiumit, duhet të mbajnë maska, të bëhet dizinfektimi i duarve dhe akses në stadium do të kenë vetëm pasi të masin temperaturën në hyrje.
♦️Gjatë qëndrimit në tribuna tifozët duhet të përdorin ulëset sipas numrit të biletës që disponojnë.