RTSH Sport Live

Partizani, Daja: Duhet më shumë motivim se në derbi

  • 24/01/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani, Daja: Duhet më shumë motivim se në derbi
Trajneri i Partizanit vlerëson kundërshtarin e radhës, Teutën, që ka mbrojtjen më të fortë në kampionat

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja është paraqitur në konferencën për shtyp, para sfidës me Teutën, që do të luhet të hënën. Trajneri i kryeqytetas u ndal te rëndësia e kësaj sfide si dhe te merkato, ku e gjithë vëmendja është përqëndruar te Ferhan Hasani.

Ferhan Hasani është i Partizanit? – “E kam thënë edhe më parë, kur hidhet firma në kontratë, atëherë bëhet dhe prezantimi. Në dijeninë time, bisedimet janë drejt përfundimit. Por do të flas për rëndësinë e tij vetëm kur të hidhet firma në kontratë”

Përballja me mbrojtjen më të mirë në kampionat – Të kuqtë janë të vetëdijshëm se çfarë i prêt në sfidën me Teutën. Kanë mbrojtjen më të mirë në kampionat, por dhe kolona e humbjeve tregon një skuadër të fortë.

“Teuta është një skuadër që vjen pas dy fitoresh. Ka mbrojtjen më të mirë në kampionat, qoftë për golat e pësuar qoftë për kolonën e humbjeve. Derbi ka mbaruar tashmë, na prêt një transfertë shumë e vështirë. Ne kemi patur një dit më pak se durrsakët për tu përgatitur. Janë të fortë në fushën e tyre, por Partizani shkon për të marrë tri pikët. Duhet të tregohemi më të motivuar se në derbi”, ka deklaruar Daja.

Zhunior dhe Murataj, paraqitjae dy blerjeve të reja: “Murataj e ka më të lehtë sepse e njeh kampionatin shqiptar, ndërsa Zhunior do më shumë kohë për tu përshtatur. Është hera e parë që luan në Shqipëri, plus faktit se ka 2-3 muaj pa ndeshje zyrtare”.