RTSH Sport Live

Partizani, Daja kërkon kujdes: Me Kastriotin nuk është e lehtë

  • 16/04/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani, Daja kërkon kujdes: Me Kastriotin nuk është e lehtë
Të kuqtë do të presin Kastriotin në “Air Albania”, të shtunën ora 16:00, takim i vlefshëm për javën e 28-të të Kategorisë Superiore

Partizani edhe në këtë javë të 28-të të Kategorisë Superiore ka zgjedhur “Air Albania” për të luajtur sfidën kundër Kastriotit, e shtunë ora 16:00. Në konferencën për shtyp, trajneri i të kuqve, Ilir Daja ka analizuar sfidën, duke theksuar se nuk do të jetë aspak e lehtë përballë një kundërshtari që synon të sigurojë mesin e artë.

“Duke shpresuar që edhe në seancën e fundit të mos kemi dëmtime, të gjithë kontigjentin e kemi në dispozicion, përfshirë këtu edhe Esat Malën për ndeshjene nesërme kundër Kastriotit”.

Paraqitja në ndeshjen me Bylisin? – “Ishim në lartësinë e duhur në të gjithë komponentët. Besoj që ajo që ka qënë evidente në këtë ndeshje, në raport me ndeshjet e tjera, është bashkëpunimi në grup i skuadrës, janë treguar altruist për njëri tjetrin dhe kjo ka të bëjë me përgjegjësinë që kanë të gjithë lojtarët për të marrë rezultatin. Pozitiv ka qënë edhe fakti që të tre sulmuesit që e nisën ndeshjen nga minuta e parë, kanë arritur të shënojnë. Besoj se me të njëjtën frymë, në të njëjtën mënyrë loje, të njëjtin bashkëpunim duhet të kemi dhe nesër në ndeshjen me Kastriotin për të arritur tek fitorja”.

Ndeshja me Kastriotin? – “Në tri përballjet me krutanëk kemi dy fitore dhe një humbje në fillim të kampionatit, që do të thotë se ndeshjet nuk janë të lehta. Po të shikojmë dhe tabelën e klasifikimit, golat e shënuar dhe të pësuar, Kastrioti në pesëshen e fundit ka gola më pak të shënuar se të tjerët. Na del për detyrë që të mos e ulim dozën e motivimit, sepse në disa përballje, me disa ekipe edhe më poshtë se Kastrioti, kemi patur problem.  Nuk mendoj se do të jetë një ndeshje e lehtë, sepse edhe krutanët kërkojnë të marrin pikë dhe të sigurojnë mesin e artë në përfundim të kampionatit. Mendoj që duhet të jemi ne ata që duhet të drejtojnë lojën, duhet të imponohemi në fushë, të bëjmë atë që bëmë në ndeshjen e fundit me Bylisin”.

Ferhan Hasani titular? – “Një nga parimet e stërvitshmërisë është vazhdimësia. Sigurisht që Hasanië shtë vlerë në ekipin tonë, por ai do të fillojë të luajë titular në momentin kur ne të mendojmë se me gjendjen e tij fizike mund të mbulojë 2/3 e lojës, gjë të cilën për momentin nuk e disponon. Përtej kësaj, ne nuk mund të bëjmë asnjë hap fals, duke provuar për të ndryshuar qoftë edhe për Hasanin. Mendoj se do të japë kontributin e tij shumë të vlefshëm për aq minuta sa disponon edhe gjendjen fizike në këto moment që po flasim”.