RTSH Sport Live

Partizani, Daja para Teutës: Respekt, por jo frikë

  • 25/11/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani, Daja para Teutës: Respekt, por jo frikë
Trajneri i të kuqve, Ilir Daja në konferencë për shtyp para sfidës me Teutën

Partizani do të zbresë të premten në “Elbasan Arena”, ora 16:45, ku do të përballet me Teutën, takim i vlefshëm për javën e 10-të të Abissnet Superiore. Një sezon aspak i mirë për të kuqtë, që në 9 javë kanë marrë vetëm 9 pikë. Një krizë rezultatesh, e pranon dhe vetë trajneri Daja, por nuk pranon se ka krizë loje, sipas tij skuadrat janë në të njëjtin nivel, me përjashtim të dy skuadrave të kreut, që kanë më stabilitet.

Duke u rikthyer te sfida me durrsakët, trajneri i të kuqve ka theksuar: “Kërkojmë vetëm fitore, të gjithë të bashkuar do e kalojmë këtë sfidë. Teuta është kampionia në fuqi, një skuadër cinike që të godet. Kemi humbur me Teutën në ndeshjen e parë, kemi përballë një skuadër shumë të fortë. E vetmja mënyrë për të arritur suksesin është që të jemi të bashkuar. Kanë lojtarë të mirë, i respektojmë, por nuk i kemi frikë”.

“Kemi krizë rezultatesh, pasi Partizani nuk është mësuar me të tillë ecuri. Në fushë jemi paraqitur mirë, pasi nuk jemi dominuar nga asnjë kundërshtar. Duke analizuar fazën e parë mund të them se disa skuadra janë treguar më stabël se ne, por vendi i tretë nuk është larg. Gjithsesi, ajo që na jep garanci është loja dhe fakti se kundërshtarët nuk janë paraqitur më mirë se ne”.

“Ndryshimet në skemë? Nuk ka të bëjë me ndryshimin e manovrës, por me lojtarët që kemi në dispozicion. Nuk mund të fusësh në sulm një mbrojtës të djathtë në skemën 4-4-2, nuk jam nga ata trajnerë që i hedh lojtarët në fushë dhe u them bëni çfarë të doni. Ndryshimet kanë ardhur pasi kemi patur lojtarë të dëmtuar, por dhe nga dëshira për të fituar”.

“Tifozët? Janë të dëshpëruar, ashtu siç jemi edhe ne. Ata kanë të drejtë për rezultatet. Futbolli luhet për tifozët, duhet t’i mbashë sa më afër. Duhet të flasim në fushën e lojës që ata të vijnë në stadium. I vuajmë këto rezultate jo të mira ashtu si ata”.