RTSH Sport Live

Partizani, Daja për Skënderbeun: Meriton respekt

  • 03/12/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani, Daja për Skënderbeun: Meriton respekt
Trajneri i të kuqve, Ilir Daja në konferencë për shtyp në prag të sfidës me skuadrën korçare

Partizani bëhet gati për sfidën e javës së 11-të, teksa të shtunën në “Air Albania” do të presë Skënderbeun, ora 16:45. Në prag të kësaj sfide, trajneri i të kuqve, Ilir Daja është paraqitur në konferencë për shtyp duke komentuar në funksion të kësaj sfide.

“Vijmë pas tri ndeshjesh të mira, por edhe kundërshtari po kalon një formë të mirë. Gjatë këtyre 10 javëve është vërtetuar se nuk ka ndeshje të lehta, të gjitha skuadrat kanë treguar forcën e tyre. Përballë Skënderbeut na pret një ndeshje e vështirë. Përsa i përket aspektit të lojës, nuk është se kemi dhënë më të mirën, por kemi marrë pikë, kemi arritur të gjejmë fitoren”.

“Do përpiqemi të godasim kundërshtarin në pikat e tij të dobëta, kemi punuar gjatë gjithë javës për këtë. Duhet të tregojmë durim, duam fitoren. Grupi është elementi kryesorë, me sakrificë dhe dëshirë lojtarët kanë arritur të dalin nga kriza”.

“Rikthimi i Bitrit? Mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Ky kontigjent lojtarësh që kemi nuk është dominuar nga asnjë skuadër. Pavarësisht dëmtimeve, ky grup lojtarësh që kemi është i aftë për të përballuar sezonin. Do përforcohemi në janar, aty ku kemi nevojë, por nuk do ketë largime”.