RTSH Sport Live

Partizani e Dinamo, derbi mbyllet në barazim

  • 30/07/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Partizani e Dinamo, derbi mbyllet në barazim
Është mbyllur 1-1 miqësorja mes dy skuadrave kryeqytetase e luajtur në Pogradec

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, Partizani dhe Dinamo kanë zhvilluar një miqësore mes tyre, e luajtur në Pogradec, në stadiumin "Gjorgji Kyçyku". Të dyja skuadrat u përpoqën të tregojnë potencialin e tyre që në fillim të sfidës, por ishin dinamovitët që arritën të shënojnë të parët me anë të sulmuesit Taulant Marku në minutën e 12-të.

Në pjesën e dytë Partizani ishte më kërkues, ndërsa Dinamo i besoi më shumë kundërsulmit. Një gabim në mbrojtjen dinamovite i dha mundësinë Skukës të nxjerrë në pozicion goditja Hotin, i cili nuk gabon, 1-1 në minutën e 66-të. Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim në rezultat, pavarësisht përpjekjeve, gjithçka mbyllet në barazim 1-1.