RTSH Sport Live

Partizani e Tirana barazojnë në miqësore

  • 22/06/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani e Tirana barazojnë në miqësore
Për të kuqtë shënon Murataj, Hoxha pret penallti, Telushi humbet një të tillë më pas. Bardheblutë, vetëm 0-0 me FC Hermannstadt

Partizani ka barazuar 1-1 në miqësoren e dytë në periudhën përgatitore që është duke zhvilluar në Slloveni. Përballë të kuqve të Dritan Mehmetit ishte skuadra sllovene Jadran Dekani. Murataj e ka kaluar në avantazh Partizanin në të 23’. Në të 27’, sllovenët e Jadran Dekanit kanë fituar penallti, të cilën e ka pritur Hoxha. Në pjesën e dytë ka luajtur dhe Bruno Telushi, i cili ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë. Një fitore dhe një barazim për Partizanin, që më 29 qershor do të luajë miqësoren e fundit ndaj Mariborit për t’u bërë gati më pas për ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës, Saburtalo. Të kuqtë presin të kenë edhe përforcime të tjera për ndeshjet europiane.

Ndërkohë, skuadra e Tiranës ka luajtur miqësoren e tretë në këtë fazë përgatitore që po zhvillon në Turqi. Bardheblutë e trajnerit Orges Shehi kanë barazuar 0-0 me FC Hermannstadt.