RTSH Sport Live

Partizani-FSHV, konflikt i hapur

  • 21/11/2021
  • |
  • Sporte të tjera
Partizani-FSHV, konflikt i hapur
Të kuqtë acarohen për dënimin e Ylli Tomorrit, Federata mbron vendimin e vet

Federata Shqiptare e Volejbollit dhe klubi shumësportësh Partizani tashmë janë në një konflikt të hapur institucional me njëri-tjetrin. Gjithçka vjen si rrjedhojë e dënimit të trajnerit të Partizanit në volejboll për meshkuj, Ylli Tomorri, me pesë javë pezullim, si dhe gjoba prej 50.000 lekësh të rinj për protesta ndaj veprimeve të zyrtarëve të Federatës. Ngjarja zë fill në startin e ndeshjes Partizani – Vllaznia, aty ku bëhet fjalë për reklamat, apo banerat e ndryshme që vijnë nga sponsorat e skuadrës. Për hir të së vërtetës, Partizani në volejboll për meshkuj është skuadra me më shumë spon sponsora.

Por hapësirat rreth fushës, të paktën sipas deklaratës për shtyp të klubit shumësportësh Partizani, janë zënë nga reklamat e Federatës Shqiptare të Volejbollit në kundërshtim me atë çfarë parashikohet për klubin pritës, aq më tepër që fusha e lojës paguhet prej tyre. Për klubin shumësportësh Partizani dënimi i trajnerit Tomorri është vendim absurd dhe i turpshëm i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës. E Partizani i ka dalë në krah trajnerit Tomorri, që sipas tyre do të vazhdojë të kontribuojë në volejbollin shqiptar duke i dhënë trofe skuadrës, ashtu sikurse ka bërë dhe vitet e kaluara.

E vërteta është se Ylli Tomorri është trajneri më jetëgjatë në volejbollin shqiptar me një kontribut prej katër dekadash, atje ku me Studentin e Partizanin ka marrë më shumë trofe se askush tjetër. Menjëherë pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Volejbollit, e cila i ka tërhequr vëmendjen klubit shumësportësh Partizani për deklaratat emocionale e dashakeqe në profilin e saj zyrtar në facebook atje ku dizinformon për vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

Sipas deklaratës së Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Volejbollit,  sekretariati i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) i ka bërë të ditur herë pas here Klubit Shumësportësh "Partizani" vendin e vendosjes së banerave përgjatë ndeshjeve, në një skemë të paracaktuar.

“Por KSH Partizani e gjen të udhës të mos zbatojë rregullat e të dërgojë njerëz të paautorizuar, të cilët, në mënyrë të përhershme krijojnë incidente të panevojshme e, më pas, gjejnë mbështetjen e Klubit e të stafit të tij duke kaluar në fyerje ndaj zyrtarëve të FSHV-së, të cilët janë aty për të mbështetur lojën e volejbollit”, vazhdon më tej deklarata e kryesisë së rrjetës shqiptare, ndërsa kanë premtuar se nuk do të lejojnë që këto ngjarje të shëmtuara të prishin imazhin e rrjetës shqiptare. Kësisoj tashmë gjithçka në luftë deklaratash mediatike, që në fakt nuk sjellin asnjë dobi, por vetëm thellojnë konfliktet në këtë rast mes Partizanit e FSHV.

Deklarata e Partizanit:

Ne deklaraten per shtyp te KE  te FSHV pretendohet se sekretari i federates na paska caktuar vende qe ne mund te vendosim reklamat ne ndeshjen e organizuar nga Partizani!!!!

Po jua bejme te ditur qe luante Partizani- Vllaznia(dhe nje jave me pare PARTIZANI-TIRANA) dhe me te drejten qe na jep ligji i sportit  te drejten e shfrytezimit te ambientit sportiv ku kryhet aktiviteti e ka organizatori ndeshjes dhe jo fshv..ne si klub jemi dakort te vendosim vetem reklamen me logon e FSHV..FEDERATA pretendon te vendosi 50 perqind te hapesirave reklamat e saja ne kundershtim me ligjin e  sportit qe i ja jep klubit organizator kete te drejte.

Megjithate ne kemi qene gjithmone bashkepunues pavarsisht se FSHV e ka bere fakt zenien e 100 perqind te hapesires per reklama (shikoni foton me reklamat..jane te gjitha reklama te FSHV ne ndeshjet qe luan PARTIZANI)

Klubi Partizani ka qene gjithmon korekt ne maredhenie me FSHV dhe bashkepunues pa arogancen e nje klubi te madh dhe dominues vitet e fundit.

Ne asnjehere nuk kemi shantazhuar dhe fyer asnje zyrtar te FSHV.

Eshte ne interes te gjitha klubeve te Superliges M e F qe te ngrene zerin per te drejtat tona per sa i perket hapesirave te reklamimit qe se bashku me sponsorizimet jane te vetmet mundesi per ritjen e te ardhurave te klubeve.Ne si klub do ti drejtohemi dhe KAS(sapo te filloj te funksionoje)per te kerkuar te drejten qe na sanksionon ligji i sportit dhe qe na e mohon KE i FSHV.

Deklarata e FSHV-së:

Federata Shqiptare e Volejbollit i tërheq vëmendjen Klubit Shumësportësh "Partizani" për deklaratat emocionale e dashakeqe në profilin e saj zyrtar në rrjetin social "Facebook", duke dezinformuar  opinionin dhe sportdashësit për Vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë FSHV-së.

Sekretariati i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) i ka bërë të ditur herë pas here Klubit Shumësportësh "Partizani" vendin e vendosjes së banerave përgjatë ndeshjeve, në një skemë të paracaktuar.

Por, KSH "Partizani" e gjen të udhës të mos zbatojë rregullat e të dërgojë njerëz të paautorizuar, të  cilët, në mënyrë të përhershme krijojnë incidente të panevojshme e, më pas, gjejnë mbështetjen e Klubit e të stafit të tij, duke kaluar në fyerje ndaj zyrtarëve të FSHV-së, të cilët janë aty për të mbështetur lojën e Volejbollit.

Federata Shqiptare e Volejbollit nuk do të lejojë që këto ngjarje të shëmtuara të prishin imazhin e sportit tonë, ndaj është e vendosur të zbatojë me rigorozitet Statutin, Rregulloren e Brendshme, Kodin e Etikës për cilindo personazh që e shkel atë, pasi gjithkush është i barabartë mes të barabartëve në sportin e volejbollit.

Jemi aty për të mos u shantazhuar nga asnjë drejtues apo  deklarata të shtrembëruara, me qëllim, por vetëm, per të zbatuar rregullat e lojës, këto rregulla të cilat i kemi vendosur të gjithë bashkë.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Volejbollit