RTSH Sport Live

Partizani “fton” tifozët në Gjeorgji

  • 01/07/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani “fton” tifozët në Gjeorgji
Të kuqtë kanë njoftuar tifozët për mënyrën se si mund të ndjekin skuadrën në ndeshjen me Saburtalo

Partizani ka zhvilluar të enjten seancën e fundit stërvitore në Slloveni, duke mbyllur fazën përgatitore atje, për të vazhduar në Tiranë. Të kuqtë do të luajnë në 7 korrik ndeshjen e parë në Conference League, përballë Saburtalo në Gori të Gjeorgjisë. Ndërkohë, nuk ka munguar dhe një njoftim për tifozët për mënyrën se si mund të udhëtojnë drejt Gjeorgjisë dhe të ndjekin sfidën në stadium.

Në bashkëpunim me një agjenci udhëtimi, ofrohet një paketë e veçantë për të gjithë ata që duan të ndjekin skuadrën: bileta e avionit, akomodimi në hotel si dhe lëvizjet nga aeroporti në hotel e më pas në stadium, pa harruar dhe biletën e stadiumit.

Njoftimi i klubit:

Klubi dëshiron të njoftoj tifozët e Partizanit, për takimin Saburtalo - Partizani, i vlefshëm për turin e parë të UEFA Europa Conference League.

Të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të jenë të pranishëm në trasfertën e Gjeorgjisë mund të kontaktojnë apo të paraqiten pranë agjencisë së udhëtimeve "DD TRAVEL", e cila ofron një paketë të veçantë në të cilën përfshihet:

1- Bileta avionit me Charter nga Tirana

2- Transferta Aeroport - Hotel - Stadium - Aeroport

3- Akomodim në Hotel

4- Bileta në stadiumin "Tengiz Burjanadze" të qytetit Gori