RTSH Sport Live

Partizani gjen një mbrojtës të majtë, vjen nga Maqedonia e Veriut

  • 21/06/2022
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani gjen një mbrojtës të majtë, vjen nga Maqedonia e Veriut
Të kuqtë kanë zyrtarizuar marrëveshjen me David Atanaskoski, kontratë njëvjeçare me opsion dhe për një vit tjetër

Partizani ka siguruar një mbrojtës të majtë për sezonin e ri. Të kuqtë kanë zyrtarizuar gjatë ditës së sotme David Atanaskoski, i cili ka luajtur së fundmi me Shakter Karaganti në Kazakistan dhe Makedonija Gjorce Petrov. 25 vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka firmosur një kontratë njëvjeçare, me opsion dhe për një vit tjetër.

Njoftimi i klubit:

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin David Atanaskoski. Mbrojtësi i majtë bashkohet me të kuqtë pas eksperiencave të fundit te Shakter Karaganti në Kazakistan dhe Makedonija Gjorce Petrov. 25 vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar me Partizanin një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon dhe menjëherë do ti bashkohet skuadrës në Slloveni.